Newsroom
LEKLI sh.p.k njofton se MBROTIR L (Jodur kaliumi) ka marrë Autorizimin për Tregtimin.

LEKLI sh.p.k njofton se MBROTIR L (Jodur kaliumi) ka marrë Autorizimin për Tregtimin.

 

Detajet e deklaratës për shtyp

07/10/2022

LEKLI njofton se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore i ka dhënë Autorizimin për Tregtimin e MBROTIR L (Jodur kaliumi) të përdorur në rastet e aksidenteve bërthamore ose aksidenteve në reaktorët bërthamorë, për të parandaluar përthithjen e jodit radioaktiv nga tiroidja

TIRANË-- 07 Tetor 2022--LEKLI sh.p.k njoftoi se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka miratuar Aplikimin për Autorizimin e Tregtimit (AAT) për MBROTIR L (Jodur kaliumi). Aplikimi mbështetej nga rezultatet e mëparshme pozitive të raportuara të dy viteve punë në përgatitjen e këtij preparati shumë të domosdoshëm për situatën në të cilën jetojmë.

“Dita e sotme shënon një arritje të konsiderueshme drejt përpjekjeve tona për t’u sjellë personave në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, të cilët jetojnë të tashmen me situatën e vështirë të luftës në Ukrainë e kombinuar kjo dhe me frikën dhe pasigurinë që mbizotëron tashmë me situatën në centralet bërthamore kudo në botë,” tha K. Lekli, Dr. Farm., Zëvendës President Ekzekutiv dhe CMO në LEKLI. “Jemi të lumtur që do të punojmë me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në raste të tjera të rëndësishme. ”

Rreth aksidenteve bërthamore ose aksidenteve në reaktorët bërthamorë

Në rastin e aksidenteve në reaktorët bërthamorë, veçanërisht në centralet bërthamore, mund të ndodhë çlirim i jodit radioaktiv, që cenon shëndetin e popullatës së ekspozuar ndaj resë dhe më pas mbetjeve që bien. Nëse merret përmes rrugëve të frymëmarrjes ose aparatit tretës, jodi radioaktiv priret të grumbullohet në gjëndrën e tiroides, duke rritur përqendrimin e tij në këtë organ. Përqendrimet e larta të jodit radioaktiv në gjëndrën e tiroides rrisin gjasat për zhvillimin e kancerit të tiroides te personat e ekspozuar.

Nëse merren në kohën dhe dozën e duhur, tabletat e jodurit të kaliumit parandalojnë grumbullimin e jodit radioaktiv në gjëndrën e tiroides me anë të jodit joradioaktiv. Ky veprim mbrojtjeje rekomandohet nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe është zbatuar nga shumë shtete në mbarë botën.

KNMR-ja, ANEA-ja dhe OBSH-ja kanë dhënë rekomandimet përkatëse lidhur me nivelin e veprimit për ndërhyrje dhe popullatës së synuar, me qëllim përforcimin e masave parandaluese përmes synimit të grupeve më të ndjeshme. Këto rekomandime bazohen kryesisht në rezultatet nga studimet për kancerin e tiroides te fëmijët e ekspozuar.

Rekomandimet e miratuara lidhur me profilaksinë me jod, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me kohën e administrimit të dozës, sasinë e nevojshme të jodit dhe efektet e mundshme anësore që vijnë nga kjo masë, u bazuan në informacionin shkencor të disponueshëm për komunitetin mjekësor lidhur me efektet e jodit të stabilizuar në gjendjen shëndetësore të personave në trajtim. Që atëherë, shumë ekipe në botë kanë vijuar kërkimet (kërkim bazë dhe klinik), veçanërisht kërkimet sa u përket mekanizmave të transferimit të jodit në qelizat e gjëndrës së tiroides, dhe ato që studionin efektet anësore të vërejtura pas administrimit të jodit të stabilizuar, në përgjigje të informacionit të siguruar nga mjekët, të cilët vërenin efektet shëndetësore të padëshiruara te personat që trajtoheshin me jod të stabilizuar. *

*) MBROJTJA NGA RREZATIMI NGA KOMISIONI EVROPIAN NR. 165 Efektiviteti mjekësor i profilaksisë me jod në emergjencat e reaktorëve bërthamorë dhe përmbledhje e praktikave evropiane Raporti Përfundimtar i Kontratës TREN/08/NUCL/SI2.520028

ABOUT LEKLI SH.P.K

LEKLI sh.p.k është një kompani farmaceutike e përqëndruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI sh.p.k ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI sh.p.k ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.) Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 30 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik. 
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

LEKLI mohon detyrimin për përditësimin e informacionit të përmbajtur në këtë deklaratë për shtyp në rastin e publikimit të informacioneve të reja.

LEKLI sh.p.k :

Kristian Lekli, +355 69 720 3644

David Lekli, +355 69 833 4620

Shpend Hasani, +383 44 197 654 (Kosove)

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

1
LEKLI sh.p.k Zyrat Qendrore
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
[email protected]
2
LEKLI sh.p.k Prodhimi
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
LEKLI sh.p.k Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
LEKLI sh.p.k Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account