LEKLI njofton se CUPROS L (D-penicillamine)

LEKLI njofton se CUPROS L (D-penicillamine)

LEKLI sh.p.k njofton se CUPROS L (D- penicillamine) ka marrë Autorizimin për Tregtimin.

Detajet e deklaratës për shtyp

16/08/2023

LEKLI njofton se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore i ka dhënë Autorizimin për Tregtimin e CUPROS L (D-penicillamine).

CUPROS L i përket grupit të medikamenteve të quajtura barna antireumatike, që modifikojnë sëmundjen (DMARDS).

Penicilamina vepron duke reduktuar përgjigjen imunitare të trupit dhe duke lehtësuar dhimbjen, enjtjen dhe ngurtësimin e shkaktuar nga artriti reumatoid.

Penicilamina është edhe agjent kelues qe do të thotë se ajo lidhet me metale të caktuara në trupin tuaj, ku përfshihen plumbi dhe bakri, për të ndihmuar në eliminimin e tyre nga trupi i njeriut.

CUPROS L është një medikament që përdoret kryesisht për trajtimin e sëmundjes Wilson. Përdoret gjithashtu edhe për Artritin rheumatoid, në rastet e helmimit nga plumbi ose metalet e tjera të rënda dhe në cistinuri.

TIRANË-- 16 Gusht 2023--LEKLI sh.p.k njoftoi se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka miratuar Aplikimin për Autorizimin e Tregtimit (AAT) për CUPROS L (D-penicillamine). Aplikimi mbështetej nga rezultatet e mëparshme pozitive të raportuara në shumë vite punë në përgatitjen e këtij preparati.

TE DHENA MBI LEKLI shpk
LEKLI shpk është një kompani farmaceutike e përqendruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI sh.p.k ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI shpk ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.) Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 30 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologjie bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik. 
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

LEKLI mohon detyrimin për përditësimin e informacionit të përmbajtur në këtë deklaratë për shtyp në rastin e publikimit të informacioneve të reja.

LEKLI shpk :

Kristian Lekli, +355 69 720 3644

David Lekli, +355 69 833 4620

Shpend Hasani, +383 44 197 654 (Kosove)

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

1
LEKLI sh.p.k  Headquaters
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
[email protected]
5
Distributor Kosove

Ekogroup Pharma

23, Prishtine, Kosove 

[email protected]

Tel: 044 197 654, viber & WhatsApp

 
2
Production Facility
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
LEKLI sh.p.k Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
LEKLI sh.p.k Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
5
Distributor Kosove EKO GROUP PHARMA
23, Prishtine, Kosove
 
+383 44 197 654
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account