Newsroom
LEKLI njofton se KAHLERMID L (Lenalidomide)  ka marrë Autorizimin për Tregtimin

LEKLI njofton se KAHLERMID L (Lenalidomide) ka marrë Autorizimin për Tregtimin

uuLEKLI sh.p.k njofton se KAHLERMID L (Lenalidomide) ka marrë Autorizimin për Tregtimin.

Detajet e deklaratës për shtyp

21/10/2022

LEKLI njofton se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore i ka dhënë Autorizimin për Tregtimin e KAHLERMID L (Lenalidomide), një derivat oral i thalidomidit, është një agjent antineoplastik që shfaq veprim antitumoral nëpërmjet një sërë mekanizmash, që përfshijnë aktivizimin e sistemit imunitar, frenimin e angiogjenezës, dhe efekte të drejtpërdrejta antineoplastike.

Ai është studiuar gjerësisht për trajtimin e mielomës multiple dhe sindromës mielodisplastike, si dhe çrregullimeve limfoproliferative që përfshijnë leuçeminë limfocitare kronike dhe limfomën jo Hodgkin.

TIRANË-- 21 Tetor 2022--LEKLI sh.p.k njoftoi se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka miratuar Aplikimin për Autorizimin e Tregtimit (AAT) për KAHLERMID L (Lenalidomide). Aplikimi mbështetej nga rezultatet e mëparshme pozitive të raportuara në shumë vite punë në përgatitjen e këtij preparati.

TE DHENA MBI LEKLI shpk

LEKLI shpk është një kompani farmaceutike e përqendruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI shpk ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI shpk ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.) Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 30 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologjei bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik. 
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

LEKLI mohon detyrimin për përditësimin e informacionit të përmbajtur në këtë deklaratë për shtyp në rastin e publikimit të informacioneve të reja.

LEKLI shpk :

Kristian Lekli, +355 69 720 3644

Besmira Basholli, +355 69 357 1311

David Lekli, +355 69 833 4620

Shpend Hasani, +383 44 197 654 (Kosove)

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

1
LEKLI sh.p.k Zyrat Qendrore
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
[email protected]
2
LEKLI sh.p.k Prodhimi
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
LEKLI sh.p.k Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
LEKLI sh.p.k Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account