Newsroom
LEKLI sh.p.k vazhdon tu vijë në ndihmë mjekëve pediatër me medikamente të domosdoshme

LEKLI sh.p.k vazhdon tu vijë në ndihmë mjekëve pediatër me medikamente të domosdoshme

Pas një pune kërkimore disavjeçare stafi ynë i specializuar arriti të prodhojë medikamente shumë të rëndësishme në fushën e pediatrisë.

FORMACIDIN L (spiramicinë 75 000 UI/mL, tretësirë për përdorim nga goja.)

IVATE L (furosemide 2mg/mL, tretësirë për përdorim nga goja.)

LAIDAN L (omeprazole 2mg/mL, pezulli për përdorim nga goja)

PYREJ L (domperidone 1mg/mL dhe 5mg/mL, pezulli për përdorim nga goja)

Nevoja për medikamente të sëmundjeve të rralla është ajo që na nxit të bëjmë gjithçka mundemi në hulumtimin dhe zhvillimin e terapisë për fëmijët.

Këtë vit e në vazhdim, ne mbetemi të palëkundur në misionin tonë. 
LEKLI është fokusuar në zhvillimin dhe prodhimin e medikamenteve të rralla për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve. Farmacistët dhe kimistët tanë që punojnë në laboratoret kërkimore, vështirësitë në punën e tyre nuk i shohin si një pengesë, por si sfidë për të ecur më tej. 

Ne hulumtojmë dhe zhvillojmë disa qasje terapeutike që realizohen për herë të parë në vendin tonë.

RRETH LEKLI SH.P.K

LEKLI sh.p.k është një kompani farmaceutike e përqëndruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI sh.p.k ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI sh.p.k ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.) Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 30 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik. 
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

 

1
LEKLI sh.p.k Zyrat Qendrore
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
[email protected]
2
LEKLI sh.p.k Prodhimi
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
LEKLI sh.p.k Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
LEKLI sh.p.k Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account