Newsroom
LEKLI sh.p.k kalon me sukses inspektimin për PPM

LEKLI sh.p.k kalon me sukses inspektimin për PPM

Dhjetor 2020

LEKLI sh.p.k njofton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, mbështetur në nenin 5 te Ligjit  nr. 105/2014, datë 31.07.2014 "Për  barnat dhe shërbimin farmaceutik", të  ndryshuar  dhe  në  Kreun   XI,  pika  11.1,  të  Vendimit   të  Këshillit të Ministrave  Nr.  359,  datë   29.04.2015  "Për miratimin e  Rregullores  për parimet  dhe udhëzimet   e  Praktikës  së  Prodhimit  të  Mirë   të  barnave  për  përdorim njerëzor   në Republikën  e  Shqipërisë",  me propozim të Komisionit të Verifikimit të Kushteve  të Prodhimit të Barnave në Republikën e Shqipërisë, miratoi Autorizimin për PPM “Prodhim të Barnave për Përdorim Njerëzor”.

“Unë jam i lumtur të njoftoj që Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale mbështetur në propozimet e KVKPBRSH, miratoi Autorizimin për PPM “Prodhim të Barnave për Përdorim Njerëzor”.

LEKLI sh.p.k ka investuar në mjediset e reja prodhuese dhe teknologjinë më të fundit në përputhje me kërkesat e PPM-së, sepse ne e njohim rëndësinë që kanë në Shqipëri trajtimet për pacientët me sëmundje të rralla dhe të rrezikshme për jetën. Autorizimi i PPM- së pas një auditimi të plotë nga MSHMS është një dëshmi e punës së madhe dhe përkushtimit të punonjësve të LEKLI sh.p.k.

Unë uroj që ky përkushtim të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të bërë të mundur plotësimin e nevojave specifike të vendit, vështirësisht të mbulueshme nga industria farmaceutike vendëse dhe e huaj” tha Dr.Luan Lekli, President i LEKLI sh.p.k.

  

RRETH LEKLI SH.P.K

LEKLI sh.p.k është një kompani farmaceutike e përqëndruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI sh.p.k ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI sh.p.k ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.) Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 25 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik. 
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

1
LEKLI sh.p.k Zyrat Qendrore
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
[email protected]
2
LEKLI sh.p.k Prodhimi
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
LEKLI sh.p.k Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
LEKLI sh.p.k Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account