NEPHROLYTICA L është një citratalkalin që përdoret për shpërbërjen e gurëve të formuar në veshka. Gurët në veshka janë një shkak i zakonshëm i gjakut në urinë dhe dhimbjeve në bark, në anët e poshtme të shpinës apo në ije.
Një në 20 persona zhvillojnë gurë në veshka gjatë jetës së tyre. Formimi i gurëve lidhet me uljen e vëllimit të urinës ose rritjen e përbërësve gurëformues, si kalcium, oksalate, urate, cistin, ksantina dhe fosfatet. Gurët formohen në hapësirën ku grumbullohet urina (pelvisi i veshkës), dhe mund të variojnë në madhësi nga shumë të vegjël në të degëzuar dhe me madhësi sa vetë pelvisi i veshkës.
Zakonisht, dhimbja nis në mënyrë të menjëhershme, është shumë e fortë dhe kolike (me ndërprerje), nuk përmirësohet me ndryshimet e pozicionit, përhapet në zonën e pasme, përgjatë anëve të shpinës e deri në ije.
Shpeshherë dhimbjet shkaktojnë të përziera dhe të vjella. Faktorë që rrisin gjasat mund të përfshijnë një ulje të sasisë së lëngjeve të konsumuara kohët e fundit, shtimin e ushtrimeve fizike duke çuar në dehidratim, mjekime që mund të shkaktojnë hiperuricemi (acid të lartë urik) dhe histori të mëparshme me sëmundjen e artritit urik.
Trajtimet përfshijnë qetësuesit e dhimbjeve, hidratimin dhe nëse ka infeksione urinare, antibiotikët. Shumica e gurëve dalin nëpërmjet rrugëve urinare në mënyrë spontane brenda 48 orëve. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu. Ka disa faktorë që ndikojnë në nxjerrjen e gurëve nga veshkat. Këtu përshihen madhësia trupore e personit, nëse ka nxjerrë gurë nga veshkat më parë, zmadhimet e prostatës, shtatzënia dhe madhësia e gurit.