SUGERD L përdoret për:
- Trajtimin e ulçerës duodenale e cila nuk vjen si pasojë e përdorimit të barnave NSAID
- Sëmundjen e refluksit gastro-ezofageal
- Terapi mbajtëse të ulçerës duodenale
- Trajtimin e ulerës së stomakut
- Parandalim i gastritit nga stresi
- Trajtimin lehtësues të ulçerës aphthous, ose trajtim lehtësues për stomatitin e shkaktuar nga kimioterapitë
- Profilaksi në rastet e hemorragjisë gastrointestinale të shkaktuar nga ulçera e stresit në pacientët e sëmurë rëndë
- Për trajtimin e inflamacionit rektal: për proktitin e shkaktuar nga ulçera e kolitit ose dëmtimi nga rrezatimet.
Ky trajtim ndihmon në frenimin e gjakderdhjeve të shkaktuara nga inflamacioni dhe mund të përdoret deri në 24 javë; mund të ndaloni përdorimin kur gjakderdhja ka ndaluar.